Ndërlidhjet

logo-print

OKB-ja strehon 45 mijë refugjatë ë Sudanin Jugor


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 45,000 civilë në Sudanin Jugor kanë kërkuar mbrojtje në bazat e Kombeve të Bashkuara, në kohën kur luftimet brutale janë shpërndarë në gjysmën e shtetit, njoftoi të martën misioni i OKB-së në këtë shtet-UNMISS.

Rreth 20 mijë persona janë strehuar në bazën e OKB-së që gjendet në kryeqytetin Juba, kurse 17 mijë të tjerë në bazën e helmetave të kaltërta në qytetin Bor, i cili rajon kontrollohet nga forcat kryengritëse.

Edhe 7,000 civile të tjerë kanë kërkuar shpëtim në bazën e OKB-së në Bentiu, që është krahina më e pasur me naftë.

“Shifrat e përafërta thonë se numri i personave të zhvendosur nga kriza në Sudanin Jugor shkon në mbi 81,000”, tha në raportin e saj të fundit për gjendjen në terren Zyra e Kombeve të Bashkuara për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

“Marr parasush qasjen e kufizuar të civilëve jashtë qendrave të populluara, numri i të zhvendosurve sipas të gjitha gjasave është shumë më i madh”.

Sipas të dhënave zyrtare, 500 persona kanë humbur jetën nga konflikti që shpërtheu dhjetë ditë më parë në shtetin më të ri të botës.
XS
SM
MD
LG