Ndërlidhjet

Koreja Jugore paralajmëron veriun se reagon po u provokua


Ilustrim
Ilustrim
Presidentja e Koresë së Jugut ka paralajmëruar se Seuli do të reagoj “pamëshirshëm ndaj çdo provokimi” nga Veriu, duke e përshkruar gjendjen në anën tjetër të kufirit si “ogurzezë” gjatë vizitës që i bëri një posti kufitar.

Seuli dhe Washigntoni kanë qenë të shqetësuar gjithnjë e më shumë së ufndit, rreth stabilitetit të regjimit të Koresë së Veriut, pas ekzekutimit të para dy javshëm të Jang Song-Thaek, një zyrtari të lartë të shtetit komunist, që kishte lidhje familjare me liderin Kim Jong-Un.

“Gjendja e sigurisë në Gadishullin Korean është shumë e rëndë. Situata e brendshme në Korenë e Veriut është ogurzi, dhe po shton shqetësimet rreth provokimeve”, ka thënë presidentja jugo-koreane Park Geun-Hye.

Gjatë vizitës së saj të parë në kufirin e tensionuar që kur ka marr detyrën në muajin shkurt, presidentja ishte e veshur në uniformë ushtarake.

“Ne duhet të reagojmë ashpër dhe pamëshirshëm ndaj çdo provokimi nga Koreja e Veriut”, tha ajo, duke thirr për “gatishmëri të jashtëzakonshme të sigurisë”.
XS
SM
MD
LG