Ndërlidhjet

Nigeria: 70 vdesin gjatë betejës me rrebelët


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria e Nigerisë tha të martën se ka vrarë 50 kryengritës islamist të cilët po mundoheshin të kalonin kufirin për në Kamerun.

Sipas forcave të armatosura, gjatë operacionit të zhvilluar të hënën mbrëma, është bërë luftë e ashpër me kryengritësit, ku kanë humbur jetën 15 ushtarë dhe 5 civilë.

Forcat nigeriane kanë shtuar ofensivat ushtarake ditëve të fundit në rajonin e brishtë veri-lindor, pasi komplekset e veta në qytetin Bama u sulmuan të premten me mortaja dhe artileri të rëndë nga luftëtarët e Boko Haram.

Ushtria nigeriane zakonisht nuk lajmëron për humbjet në aradhet e veta apo të civilëve, kur lufton me kryengritësit.

Mediet e kanë të vështirë të konfirmojnë çkado që ndodh në këto rajone të largëta ku po zhvillohen luftimet, për shkak se janë të padëshiruara nga të dyja palët.
XS
SM
MD
LG