Ndërlidhjet

Rusia ankohet në OBT për tregtinë me BE-në


Ilustrim

Ilustrim

Rusia ka akuzuar Bashkimin Evropian për shkeljen e masave globale të tregtisë së lirë, në ankesën e saj të parë pranë Organizatës Botërore të Tregtisë, bënë të ditur ministria ruse e ekonomisë.

Procedura ka të bëjë me “shkeljen e dispozitave anti-dumping të marrëveshjes së Organizatës Botërore të Tregtisë nga ana e BE-së”, tha Ylia Chkanikova një zëdhënëse në Kremlin.

Kjo është ankesa e parë që Rusia ka ngritur që kur i është bashkuar këtij trupi global në gusht të vitit 2012.

Ankesa ruse pretendon se prodhuesit dhe përpunuesit e rus të çelikut janë në disavantazh në Bashkimin Evropian për shkak të tarifave ekzistuese “të shtesave për energji” të cilat iu imponohen produkteve të prodhuara në Rusi që nga viti 2002.
XS
SM
MD
LG