Ndërlidhjet

Kinezja 63 vjeçe lind binjakë


Ilustrim
Ilustrim
Një grua 63 vjeçe kineze, ka lindur sot dy binjake, fal trajtimit me IVF që kishte bërë, pas vdekjes së fëmijës së vetëm që kishte, raportojnë mediet lokale.

Sipas shkrimeve të medieve ndërkombëtare, kjo mund të jetë gruaja më e moshuar në Kinë që ka lind ndonjëherë.

Rastet e tilla janë shumë të rralla në Kinë, e cila për një kohë të gjatë lejon vetëm një fëmijë për familje.

Sheng Hailin, humbi vajzën e saj të parë kur kishte 20 vjet, si pasojë e një helmimi aksidental me gaz natyror, shkruan Daily China.

“Për të mbijetuar dhimbjen dhe vetmin, vendosa që të lind edhe një fëmijë në këtë moshë timen të shtyrë”, citohet të ketë thënë nëna e binjakeve.

Një spital ushtarak në qytetin lindor Hefei ka pranuar që gruas dhe burrit t’iu jap terapinë vitro-fertilizuese (IVF).

Vajza e saj e pagëzuar Zhizhi peshon 1.85 kilogram, kurse binjakja tjetër Huihui, 1.45 kilogram.

Sipas librit të rekordeve Guiness, gruaja më e moshuar ndonjëherë që ka lind është Maria del Carmen Bousada Lara, në Spanjë, e cila lindi binjak në vitin 2006, kur kishte 66 vjet e 358 ditë.

Ajo vdiq nga kanceri tri vjet më vonë.
XS
SM
MD
LG