Ndërlidhjet

Zgjedhjet e sivjetme lokale u cilësuan si historike.

Ato sollën si rezultat kryetarët dhe asambleistët e rinj të komunave. Por, ajo që ka karakterizuar edhe këtë proces mbase ishte fushata e gjatë zgjedhore.

Një muaj fushatë, padyshim që është përcjellë edhe me shumë gafa e skena humori.

Tubimet parazgjedhore shpesh u shndërruan në koncerte, kurse vizitat e pretendentëve për kryetarë të komunave në debate të përcjella me plot skena humori.

Fillojmë me kryeministrin Hashim Thaçi, i cili edhe pse nxori në garë për kryetar të Prishtinës një figurë mirë të njohur për opinionin, përkatësisht ish-komandantin e UÇK-së, Agim Çekun, në vazhdimësi sikur ishte ai i pari në fushatë.

“A doni me dalë..., edhe... dihet a?!” - ishin bëra frazat e njohura të kësaj fushate që përdoreshin nga Thaçi.


Por, nganjëherë mbase edhe nuk dihet. Dikush nuk e preferon PDK-në dhe këtë ia thotë në sy Thaçit.

Duke u shëtitur nëpër Prishtinë, Thaçi takoi edhe një grua e cila i tregoi diçka.

Ish-kryetari i Prishtinës, lideri i LDK-së, Isa Mustafa ishte i bindur në fitore për mandatin e tretë. Në një takim me elektoratin e fshatrave përreth Prishtinës ai i rikujtoi ata se u kishte asfaltuar rrugët dhe tani nëse nuk e votojnë, do t’i marronte Zoti.

Ndërsa Mustafa krenohej me punën e tij në dy mandate, këtë sukses e zhvillimnuk e ka vërejtur ende lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Një nga personalitetet politike që ngatërron shumë fjalët, është edhe lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli. Këtu dikush mbase nuk e kuptoi se çka tha.

Por, si i tregon fjalët e urta domethënëse Pacolli. A i merrni vesh apo jo?

Mungesa e ujit paraqet një nga problemet më të mëdha në Prishtinë. Gjatë fushatës së kandidatit të AKR-së, Korab Sejdiu, një nga banorët e Prishtinës ishte në gjendje t'i mobilizonte edhe pulat të votonin për të nëse ai do t’ua siguronte ujin e pijes.

Hiti i këtyre zgjedhjeve padyshim që ishte Kryetari Lexhendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj. Ai përdori satirën, sarkazmin dhe parodizoi me premtimet e partive politike. Arifaj, ishte zëri i protestës, por ishte edhe zëri i dëshirës së partive politike.

Nëse risia, por edhe freskia e këtyre zgjedhjeve ishte Partia e Fortë dhe kryetari Lexhendar, Visar Arifaj, hiti numër një muzikor mbase ishte ai i Motrave Bushi kushtuar kandidatit të AAK-së për kryetar të Gjakovës, Pal Lekaj. Shkolla e mjekësisë ishte një armë e fortë e dr.Palit.

Por a kishte nevojë Gjakova për një kryetar të ri.

Gjakova e kishte, por më nuk e ka më kryetarin, tash ka kryetare. E ajo është Mimoza Kusari Lila, e cila ishte gëzuar aq shumë sa nuk mund të besonte.

Do ta përmbyllim këtë kronikë me gabime me shefen e shtetit, Presidenten Atifete Jahjaga. Ajo po prezantonte një raport pune para Kuvendit. Zgjedhjet i vlerësoi historike dhe test i kaluar për Kosovën. Por, disi fjala kapitull nuk ishte në vendin e vet.


Lexues të nderuar të Radios Evropa e Lirë, ishte kjo një kronikë jo e zakonshme informative, por në harmoni me festën e Vitit të Ri. Kosova pritet të shkojë sërish në zgjedhje në vitin 2014, por kësaj radhe në ato parlamentare.
  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

XS
SM
MD
LG