Ndërlidhjet

Rusia rikthen ëmbëlsirat e Ukrainës


Produkte të Roshen-it
Produkte të Roshen-it
Zyrtarët shëndetësorë të Rusisë thonë se prodhimet Roshen të Ukrainës do të kthehen në tregun rus, në fillim të vitit të ardhshëm, pasi që shkeljet e supozuara shëndetësore janë korrigjuar.

Lajmin e ka kumtuar Anna Popova, nga Inspektorati rus i Shëndetësisë.

Në muajin korrik, autoritetet ruse kanë ndaluar ëmbëlsirat e Roshenit për shkak të, siç është thënë, “shkeljeve sistematike” të normave shëndetësore.

Shumnë analistë, megjithatë, besojnë se veprimi është marrë për të ndëshkuar Kievin për politikat e tij pro-evropiane.

Në nëntor, Kievi ka pezulluar nënshkrimin e një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian, nën presionin rus.
XS
SM
MD
LG