Ndërlidhjet

Pjesë të Kanadasë dhe SHBA-së në terr


Ilustrim

Ilustrim

Qindra mijëra familje në Kanada dhe veri të Shteteve të Bashkuara mund të presin Krishtlindjet pa energji elektrike, si pasojë e stuhisë së akulltë që ka goditur këto rajone.

Rreth 400,000 njerëz në Kanada dhe 390,000 në SHBA janë ende pa energji, ndërsa Miçigeni është i goditur më së keqi.

Toronto ka paralajmëruar se energjia elektrike mund të mos riparohet deri të enjten dhe ka hapur disa qendra të ngrohjes për banorët që kanë pësuar.

Meteorologët kanë parashikuar temperatura deri në -15 gradë Celsius gjatë ditëve të ardhshme në jug të Kanadasë.
XS
SM
MD
LG