Ndërlidhjet

Përpjekje për të rregulluar problemin në hapësirë


Ilustrim

Ilustrim

Dy astronautë kanë dalë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës dhe janë duke bërë përpjekje të riparojnë njërin nga sistemet e ftohjes të stacionit.

Astronautët e NASA-s, Rick Mastracchio dhe Mike Hopkins, janë duke instaluar një pompë të re në zonën e magazinimit.

Ata janë duke bërë punën rreth 400 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.

Problemi ka ndodhur dhjetë ditë më parë. Zyrtarët e kanë përshkruar atë si potencialisht serioz, por kanë thënë se nuk ka kërcënim të menjëherëshëm për ekuipazhin në bord.
XS
SM
MD
LG