Ndërlidhjet

Jacobson përuron repartet e renovuara në QKUK


Tracey Ann Jacobson
Tracey Ann Jacobson
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë përuruar kati i tretë në Klinikën e Kirurgjisë dhe kati i dytë i Klinikës Infektive, investim i financuar përmes Programit për Ndihmë Humanitare të Komandës Evropiane të SHBA-së.

Në këtë përurim ka marrë pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Jacobson, e cila ka thënë se ka kënaqësinë të bëjë përurimin e fazës së dytë të renovimeve në Klinikën e Kirurgjisë dhe Infektive, duke shtuar se investimi i tërësishëm është 1.5 milion dollarë.

Ajo ka shfaqur shpresën se investimi i bërë do të ndikojë në përmirësim të kushteve të përgjithshme të trajtimit të pacientëve kosovarë.
XS
SM
MD
LG