Ndërlidhjet

Zbulohet varrezë masive në Sudanin Jugor


Sudani Jugor - foto arkivi
Sudani Jugor - foto arkivi
Kombet e Bashkuara thonë se rreth 75 trupa të pajetë janë zbuluar në një varrezë masive në Bentiu të Sudanit Jugor.

Komisionarja për të drejta të njeriut e OKB-së, Navi Pillay, ka thënë se ka shqetësime për së paku edhe dy varreza masive në qytetin Juba.

Në Sudanin Jugor, për më shumë se një javë, është duke u zhvilluar konflikt i hapur midis pjesëtarëve të presidentit aktul, Salva Kiir, dhe të ish-zëvendësit të tij, Riek Machar.

Përleshjet kanë nisur pasi Kiir ka akuzuar Macharin për përpjekje për grusht-shtet.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka paralajmëruar grupet e armatosura në Sudanin Jugor me hetime të krimeve kundër njerëzimit.
XS
SM
MD
LG