Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina shpall të padëshirueshëm 36 persona


Kiev - foto arkivi

Kiev - foto arkivi

Qeveria e Ukrainës ka ndaluar 36 të huaj të hyjnë në këtë vend, përfshirë ish-presidentin e Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili.

E përditshmja ukrainase “Kommersant” ka raportuar sot se Ministria e Jashtme dhe Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kanë ndaluar individët, sepse ata dyshohet se kanë punuar me opozitën për të destabilizuar vendin me protesta masive pro Bashkimit Evropian.

Përveç Saakashvilit, 29 gjeorgjianë të tjerë, pesë shtetas amerikanë dhe një serb janë shpallur persona të padëshiruar, sipas gazetës “Kommersant”.

Gjeorgjianët e ndaluar janë kryesisht biznesmenë, ndërsa shtetasit amerikanë anëtarë të OJQ-ve dhe akademikë.
XS
SM
MD
LG