Ndërlidhjet

Khodorkovsky kërkon vizë për Zvicër


 Mikhail Khodorkovsky
Mikhail Khodorkovsky
Ish-manjati rus i naftës, Mikhail Khordorkovsky, ka aplikuar për vizë të Zvicrës, ka njoftuar Ministria e Jashtme zvicerane.

Një zëdhënës i kësaj të fundit ka thënë se Khordorkovsky, 50 vjeç, ka paraqitur kërkesën e tij në Ambasadën e Zvicrës në Berlin.

Khodorkovsky, kritik i presidentit rus, Vladimir Putin, ka kaluar 10 vjet në një burg të Rusisë, për mashtrim dhe evazion fiskal.

Ai është falur dhe liruar të premten dhe mënjëherë ka udhëtuar drejt Gjermanisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme zviverane, Stefan von Below, i ka thënë agjencisë AP se kërkesa për vizë tremujore do të shqyrtohet në ditët e ardhshme.

Më herët, zëdhënësja e Khodorkovskyt, Olga Pispanen, i ka thënë AFP-së se ai do të shkojë në Zvicër, ku dy djemtë e tij binjakë ndjekin mësimet.
XS
SM
MD
LG