Ndërlidhjet

logo-print

Franca do të shmangë recesionin


Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Franca do të shmangë recesionin këtë vit, ka vlerësuar organizata për statistika e këtij vendi.

Instituti Kombëtar për Statistika dhe Studime Ekonomike ka thënë se ekonomia do të rritet për 0.4 për qind në tre muajt e fundit të vitit, pas tkurrjes për 0.1 për qind në çerekun e tretë.

Presidenti Francois Hollande ka qenë nën presion për ringjalljen e ekonomisë, pasi vendet e tjera të Eurozonës kanë treguar shenja të rimëkëmbjes.

Franca ka qenë e fundit në recesion në tremujorin e parë të këtij viti.

Recesioni ndodh kur ekonomia tkurret për dy tremujorë radhazi.
XS
SM
MD
LG