Ndërlidhjet

Aktivistët sirianë thonë se së paku 15 njerëz janë vrarë në Alepo, ku forcat e sigurisë vazhdojnë të sulmojnë nga ajri.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se tre fëmijë janë në mesin e të vrarëve të martën.

Mbi 360 njerëz besohet se kanë humbur jetën gjatë nëntë ditëve të fundit.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar forcat siriane për përdorimin e të ashtuquajturave “bomba fuçi”, duke thënë se ato godasin zonat e banuara me civilë.
XS
SM
MD
LG