Ndërlidhjet

Papa Françesku: Hapni zemrat!


Papa Françesku
Papa Françesku
Papa Françesku ka mbajtur meshën e parë të Krishtlindjeve në Vatikan, duke u bërë thirrje të krishterëve që të hapin zemrat e tyre.

“Nëse ne duam Zotin dhe vëllezërit e motrat tona, ne ecim në dritë. Por, nëse zemra jonë është e mbyllur, nëse dominohemi nga krenaria, mashtrimi, egoizmi, atëherë errësira bie brenda nesh dhe rreth nesh”, ka thënë Papa.

Para meshës, besimtarët janë mbledhur në sheshin para Bazilikës së Shën Pjetrit.

Shumica e tyre kanë shprehur mbështetje për mënyrën se si Papa Françesku ka drejtuar kishën gjatë vitit të kaluar.

Sot në mesditë, Papa do të bëjë bekimet tradicionale.
XS
SM
MD
LG