Ndërlidhjet

OKB forcon misionin në Sudanin Jugor


Këshilli i Sigurimit - foto arkivi
Këshilli i Sigurimit - foto arkivi
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën, e cila shton afro 6,000 ushtarë dhe policë në misionin e tij në Sudanin Jugor.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka kërkuar personel shtesë për të ndihmuar në zbutjen e dhunës etnike, e cila ka shpërthyer ditëve të fundit.

Këshilli i Sigurimit ka urdhëruar zotin Ban për të raportuar pas 15 ditësh në lidhje me situatën.

Të martën, hetuesit e Kombeve të Bashkuara kanë raportuar për zbulimin e një varreze masive në qytetin Bentiu, i cili kontrollohet nga rebelët që kundërshtojnë Qeverinë e Sudanit Jugor.
XS
SM
MD
LG