Ndërlidhjet

Kim: Lufta mund të shpërthejë pa paralajmërim


Kim Jong Un

Kim Jong Un

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërkuar nga ushtria e vendit që të jetë në gjendje gatishmërie, duke thënë se lufta mund të shpërthejë “pa ndonjë njoftim paraprak”.

Komentet e tij janë raportuar nga mediat shtetërore në Phenjan.

Në lidhje me stabilitetin e regjimit të Koresë së Veriut ka pasur shqetësimë prejse Kim ka urdhëruar ekzekutimin e burrit të hallës së tij dhe ish-mentorit politik, Jang Song-Thaek, muajin e kaluar.

Të martën, një qendër kërkimore në Shtetet e Bashkuara ka thënë se imazhet satelitore tregojnë shenja të punës së freskët në reaktorin bërthamor Youngyon.

Ky i fundit është mbyllur në vitin 2007, si pjesë e një marrëveshjeje ndërkombëtare, e cila synonte kufizimin e aftësisë së Koresë Veriore për të prodhuar armë bërthamore.

Koreja e Veriut ka kryer tre teste të suksesshme bërthamore – të fundit në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG