Ndërlidhjet

Arrestohet kryeministri i Morsit


Hisham Qandil
Hisham Qandil
Policia e Egjiptit ka arrestuar Hisham Qandilin, i cili ka shërbyer si kryeministër nën presidentin e rrëzuar islamik, Muhammad Morsi.

Arrestimi është bërë të martën, në të njëjtën ditë kur autoritetet egjiptiane kanë shpallur Vëllazërinë Myslimane “organizatë terroriste”.

Autoritetet thonë se Qandil është arrestuar pasi ka dështuar të përmbushë urdhrat e gjykatës, derisa ka qenë në detyrë.

Sipas disa raporteve të mediave, Qandil është kapur derisa ka bërë përpjekje të largohet për në Sudan.

Të martën, në qytetin Mansoura të Egjiptit, kanë humbur jetën së paku 15 persona nga shpërthimi i makinës bombë.

Qeveria e përkohshme ka fajësuar Vëllazërinë Myslimane, e cila ka lëshuar një deklaratë për të dënuar sulmin.
XS
SM
MD
LG