Ndërlidhjet

Disidentët “okupojnë” shtëpinë e Karimovas


Gulnara Karimova

Gulnara Karimova

Një grup i disidentëve uzbekë në Zvicër ka okupuar shtëpinë e Gulnara Karimovas, vajzës së presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov.

Safar Bekjon, një disident uzbek, ka thënë se ai dhe katër të tjerë kanë zënë shtëpinë e Karimovas në Gjenevë qysh të hënën.

Bekjon, duke folur për shërbimin uzbek të Radios Evropa e Lirë, ka thënë se qëllimi i tij është të tërheqë vëmendjen për shumën e madhe të parave të shpenzuara për shtëpinë e pabanuar.

Sipas shtypit zviceran, Karimova ka blerë shtëpinë në vitin 2009 për rreth 18 milionë dollarë.

Bekjon ka thënë se policia ka ardhur në shtëpi të hënën, por nuk i ka detyruar ata të lëshojnë pronën.
XS
SM
MD
LG