Ndërlidhjet

Françesku mban meshën e parë të Krishtlindjeve


Papa Françesku në meshën e parë të Krishtlindjeve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:21 0:00

Françesku mban meshën e parë të Krishtlindjeve

Papa Françesku ka mbajtur meshën e parë të Krishtlindjeve në Vatikan, duke u bërë thirrje të krishterëve që të hapin zemrat e tyre.

“Nëse ne duam Zotin dhe vëllezërit e motrat tona, ne ecim në dritë. Por, nëse zemra jonë është e mbyllur, nëse dominohemi nga krenaria, mashtrimi, egoizmi, atëherë errësira bie brenda nesh dhe rreth nesh”, ka thënë Papa.

Ai po ashtu ka folur për fuqinë e faljes së Perëndisë.

“Mos kini frikë! Ati ynë është i durueshëm. Ai na do. Na ka dhënë Jezuesin për të na udhëzuar në rrugën që çon për në tokën e premtuar. Jezusi është drita që ndriçon errësirën. Ai është mirësia jonë. Ati ynë gjithmonë na fal. Ai është paqja jonë. Amin”, është shprehur Papa.

Para meshës, mijëra besimtarë janë mbledhur në sheshin para Bazilikës së Shën Pjetrit. Shumica e tyre kanë shprehur mbështetje për mënyrën se si Papa Françesku ka drejtuar kishën gjatë vitit të kaluar.

Dolores Di Benedetto është nga Argjentina.

“Jemi shumë të lumtur me papën e ri, Papa Françeskun, të cilin e njohim nga Buenos Aires dhe i cili është duke sjellë një epokë të re në kishë – një kishë që është duke u përqendruar më shumë në të varfrit, që është më e thjeshtë, më e gjallë, një kishë që kujdeset për të gjithë në botë”, ka thënë Dolores.

Sabello Giacchino, nga Italia, ka thënë se ka shkuar në meshë për të parë papën e ri personalisht.

“Unë jam njëri nga ata që nuk ka qenë për tetë vjet në meshën e mesnatës në Sheshin e Shën Pjetrit. Por, më herët, kam ardhur çdo vit. Tani kam ardhur nga mjaft larg, jo pse e kam ndjerë, por sepse kam menduar se do të ishte shumë mirë të dëgjoja fjalët e këtij pape nga afër dhe të shihja se si ai flet me gjeste, sepse ai shprehet shumë mirë me gjestet e tij”, ka thënë Sabello.

Ndërkohë, një meshë në një kishë në Alpet Franceze është ndërprerë, pasi një pjesë e tavanit është shembur mbi kokën e priftit. Vetëm prifti është lënduar në incident.(v.tela)
XS
SM
MD
LG