Ndërlidhjet

Papa mban sot fjalimin “Urbi et orbi”


Papa Françesku gjatë meshës së Krishtlindjeve

Papa Françesku gjatë meshës së Krishtlindjeve

Papa Françesku do të mbajë sot fjalimin e parë të Krishtlindjeve “Urbi et orbi”.

Adresimi i shumëpritur pritet të përfshijë tema të tilla si brutaliteti i varfërisë dhe dhuna kundër të krishterëve.

Françesku ka mbajtur të martën në mesnatë meshën e parë të Krishtilindjeve.

Ai u ka bërë thirrje besimtarëve që të hapin zemrat e tyre.

“Nëse ne duam Zotin dhe vëllezërit e motrat tona, ne ecim në dritë. Por, nëse zemra jonë është e mbyllur, nëse dominohemi nga krenaria, mashtrimi, egoizmi, atëherë errësira bie brenda nesh dhe rreth nesh”, ka thënë Papa.
XS
SM
MD
LG