Ndërlidhjet

logo-print

Sulm pranë kishës në Bagdad, 14 të vrarë


Irak - foto arkivi

Irak - foto arkivi

Zyrtarët e sigurisë thonë se një makinë bombë ka shpërthyer pranë një kishe në Bagdad, duke vrarë së paku 14 persona dhe plagosur 28 të tjerë.

Popullsia e krishterë e Irakut ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të dhunës sektare, të cilat kanë pasuar ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuar në Irak, në vitin 2003.

Numri i të krishterëve që jetonin në Irak para vitit 2003 sillej prej më shumë se një milion deri në 1.5 milion, por tani ata janë më pak se 500,000.

Mbi 6,650 njerëz janë vrarë në Irak qysh në fillim të vitit 2013.
XS
SM
MD
LG