Ndërlidhjet

Ukraina merr gjithë ndihmën ruse në fillim të 2014-ës


Mykola Azarov
Mykola Azarov
Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, ka thënë se vendi i tij do të marrë në fillim të vitit të ardhshëm 12 miliardë dollarët e mbetur nga ndihma e Rusisë.

Ukraina ka marrë këstin e parë prej 3 miliardë dollarësh të martën.

Rusia dhe Ukraina, javën e kaluar, kanë rënë dakord për një marrëveshje, sipas së cilës, Kievi do të marrë 15 miliardë dollarë nga Moska, në këmbim për bonot qeveritare të Ukrainës.

Analistët thonë se Rusia i ka ofruar ndihmën financiare Ukrainës, si dhe reduktim të çmimit të gazit, në përpjekje për ta mbajtur këtë vend në sferën e saj dhe larg Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG