Ndërlidhjet

Greenpeace lajmëron lirimin e aktivistëve të arrestuar në Rusi


Rusi - Njëzetegjashtë nga tridhjetë pjesëtarët e ekuipazhit të anijës "Agimi Arktit" të arrestuar nga forcat ruse (Ilustrim)

Rusi - Njëzetegjashtë nga tridhjetë pjesëtarët e ekuipazhit të anijës "Agimi Arktit" të arrestuar nga forcat ruse (Ilustrim)

Hetuesit rus i kanë tërhequr akuzat kundër 16 aktivistëve të organizatës globale për mbrojtjen e mjedisit Greenpeace, të cilët ishin arrestuar në Arktikun rus në muajin shtator.

Sipas kësaj organizate, autoritetet ruse kanë bërë të ditur të martën njërin prej aktivistëve të arrestuar se ndjekja e tij penale ishte mbyllur.

29 aktivistët e tjerë pritet të marrin të njëjta njoftime të mërkurën.

Në llogarinë zyrtare të Greenpeace në Tëitter, janë renditur emrat e 16 aktivistëve të cilëve u janë ndërprerë hetimet.

30 pjesëtarët e ekuipazhit të anijes së Greenpeace ishin arrestuar në shtator, dhe janë mbajtur në paraburgim për dy muaj rresht para se të lirohen në nëntor, në pritje të gjykimit.

Fillimisht ata ishin akuzuar për pirateri, por më pas aktakuza kundër tyre pësoi ndryshime, dhe organet i ndoqën për huliganizëm.

Ekuipazhi ishte arrestuar pasi forcat ruse të sigurisë bastisën, e më pas konfiskuan anijen e Greenpeace “Agimi Arktik”, një akullthyese e cilat bartte aktivistët të cilët ishin nisur në një aksion kundër platformës së naftës të Gazpromit.
XS
SM
MD
LG