Ministri turk i mjedisit ka dhënë dorëheqje të mërkurën, duke e çuar në tre numrin e anëtarëve që largohen nga kabineti qeveritar i Turqisë brenda një ditë, për shkak të hetimeve për ryshfet.
Erdogan Bayraktar njoftoi për dorëheqjen e tij nga posti dhe nga parlamenti, dhe i bëri po ashtu thirrje kryeministrit Recep Tayyip Erdogan që edhe ai të largohet nga detyra.
Më herët gjatë ditës, ministri i brendshëm Muammer Guler dhe ai i ekonomisë Zafer Caglayan, u dorëhoqën nga detyrat e tyre në përgjigje të një hetimit të korrupsionit të nivelit të lartë, që ka vënë përballë qeverinë kundër gjyqësorit.
Djemtë e tre ministrave ishin në mesin e 24 vetave që u arrestuan për korrupsion më 17 dhjetor, në mesin e të cilëve ishte edhe kryeshefi ekzekutiv i Halkbank.
Erdogan është përgjigjur me largimin e hetuesve policor që ishin pjesë e task-forcës anti-korrupsion.
Kryeministri turk pretendon se skandalin e orkestruan perëndimorët për të destabilizuar Turqinë, e cila gjatë tri mandateve të tij ka përjetuar një shpërthim ekonomik, përkundër akuzave për autoritarizëm.