Ndërlidhjet

Rripi i Gazës prapë izolohet, pasi Izraeli mbyll kufirin


Palestinë - Një kamion i Kombeve të Bashkuara me ushqim arrin pas kalimit të kufirit në Kerem Shalom (Ilustrim)
Palestinë - Një kamion i Kombeve të Bashkuara me ushqim arrin pas kalimit të kufirit në Kerem Shalom (Ilustrim)
Izraeli ka mbyllyr vendkalimet kryesore tregtare në Rripin e Gazës të mërkurën pas incidentit me të shtëna në kufi, ku u vra një izraelit, e që u pasua mandej me një fushatë ajrore të izraelitëve, nga të cilat sulme u vra një vajzë 4 vjeçe palestineze.

Ministri izraelit i mbrojtjes Moshe Yaalon urdhëroi që vendkalimi kufitar Kerem Shalom të mbyllet deri në një njoftim të mëtejme, për shkak të dhunës së fundit.

Mbyllja do të lë pezull furnizimit me karburant enklavën bregdetare, e cila ka vuajtur nga mungesa e energjisë elektrike prej kohës së ndryshimeve të regjimit në Egjipt, ku forcat e atjeshme kanë shemb tunelet që përdoreshin për kontrabandë të naftës, nën kufirin e Gazës.

Zëdhënësi i qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës, Ihab al-Ghussein, e quajti mbylljen e kufirit si “dënim kolektiv”.

Një izraelit është vrarë nga snajperi të martën.

Kjo nxiti hakmarrje nga ushtria e Izraelit e cila nisi sulmet ajrore, ndaj caqeve që i quajti si terroriste në Rripin e Gazës.

Një palestineze 4 vjeçe vdiq kurse gjashtë civil të tjerë u lënduan nga predhat, në mesin e të cilëve ishin edhe e ëma dhe dy vëllezërit e vogëlushes së vrarë, njoftojnë autoritetet spitalore.
XS
SM
MD
LG