Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Grupimi Sinai merr përsipër sulmin në polici


Egjipt - Kalimtarët shikojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi që ngjau në afërsi të stacionit policor në Mansour, 24 dhjetor, 2013

Egjipt - Kalimtarët shikojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi që ngjau në afërsi të stacionit policor në Mansour, 24 dhjetor, 2013

Një grup militant nga Sinai i quajtur Ansar Bayt al-Maqdis njoftoi të mërkurën se ajo ka kryer sulmin me bomba në stacionin e policisë në Egjipt, ku u vranë 16 njerëz dhe u plagosën mbi 140 të tjerë, në qytetin Mansoura.

Qeveria e përkohshme në Egjipt, që përkrahet nga ushtria, është zotuar të martë se do të luftojë kundër “terrorizmit ogurzi”, i cili kreu sulmin e djeshëm.

Sipas qeverisë në Kajro, këto shpërthime nuk do ta trazojnë planin politik kalimtar, i cili parasheh mbajtjen e një referendumi gjithëpopullor në janar për ndryshimin e kushtetutës.

Grupi Ansar Bayt al-Maqdis, i cili në përkthim do të thotë “përkrahësit e Jerusalemit”, po ashtu ka marr përgjegjësinë për një atentat të dështuar ndaj ministrit të brendshëm të Egjiptit gjatë muajit shtator.
XS
SM
MD
LG