Ndërlidhjet

Stuhia paralizon jugun e Francës, anulohen fluturimet


Ilustrim

Ilustrim

Erërat e fuqishme dhe rrebeshi i shiut kanë përfshirë jugun e Francës të mërkurën, duke bërë që të anulohen të gjitha fluturimet dhe ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike për dhjeta mijëra amvisëri.

Afro 120 mijë shtëpi në të gjithë shtetin nuk kanë rrymë për ditën e Krishtlindjeve, për shkak të ndërprerjeve në rrjetin elektrik, dhe vërshimeve në rajonin veri-perëndimor të Britanisë, thotë distributori i rrjetit ERDF.

Aeroporti ndërkombëtar në Nice është mbyllur tërësisht, pasi janë anuluar të gjitha fluturimet në dhe nga ky aeroport,deri në një njoftim të mëtejmë, njoftoi zyra për informim.

Erërat e stuhishme goditën Francën dhe Anglinë të martën, duke shkaktuar vdekjen e pesë britanikëve dhe një francezi.

Rreshet e mëdha të shiut kanë paralizuar edhe transportin hekurudhor, aeroportet dhe shërbimet e trageteve.

Mijëra britanikë e kanë gjet veten në një mjedis të përmbytur dhe pa energji elektrike të mërkurën në mëngjes.

Stuhia është tërhequr sot në veri të Francës, por vazhdon të bëjë kërdi në jug-lindjet të Francës dhe përgjatë bregdetit mesdhetar, edhe pse shpejtësia e erërave ka rënë në intensitet.

Qendra meteorologjik franceze, vazhdon ta mbaj në të “portokalltë” nivelin e alarmin për motin e lig në këtë shtet, që është shkalla e dytë e rrezikut sipas kategorive të stuhive.
XS
SM
MD
LG