Ndërlidhjet

Sulmohet kisha në Republikën Qëndrore Afrikane, 5 vdesin


Republika Qendrore Afrikane - Grupi militant i krishterë "anti-Seleka" (Ilustrim)
Republika Qendrore Afrikane - Grupi militant i krishterë "anti-Seleka" (Ilustrim)
Pesë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur të mërkurën kur një grup i armatosur ka hap zjarr në një kishë në kryeqytetin e Republikës Qendrore Afrikanë në mëngjesin e Krishtlindjeve.

Pastori i kishës së Shën Karlit në Bangui ka fajësuar grupin kryengritës Seleka për këtë sulm.

Kisha po i shërben mijëra njerëzve të rajonit të cilët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre nga frika e shpërthimit të një lufte civile.

“Jetët tona janë në rrezik permanent çdo ditë, dhe Selekat po na kërcënojnë pandërprerë. I bëjë thirrje autoriteteve që të marrin përgjegjësinë që u takon dhe të garantojnë sigurinë për afrikano-qendrorët”, tha pastori Anicet Ossibouyen Senganambi.

Konflikti në këtë shtet po merr dita ditës përmasa të një lufte sektariane, mes të kryengritësve musliman Seleka dhe milicisë së krishterë.

Franca ka dërguar 1,600 trupa në Republikën Qendrore Afrikane, e cila u zhyt edhe në një krizë humanitare prej se koalicioni Seleka u ngrit kundër qeverisë në dhjetor të vitit 2012, dhe përmbysi në mars presidentin Francois Bozizë, që është i krishter.
XS
SM
MD
LG