Ndërlidhjet

Rusia financon me $2 miliardë borxhin e Bjellorusisë


Rusi - Presidenti Vlladimir Putin gjatë takimit me mysafirin e tij nga Bjellorusia, presidenti Alyaksandr Lukashenka, 25 dhjetor, 2013
Rusi - Presidenti Vlladimir Putin gjatë takimit me mysafirin e tij nga Bjellorusia, presidenti Alyaksandr Lukashenka, 25 dhjetor, 2013
Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin thotë se Moska do t’i jap Bjellorusisë një hua shtesë prej 2 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.

Putin, i cili foli sot në takimin e Këshillit Shtetëror të Rusisë dhe Bjellorusisë në Moskë, tha se “Qeveria ruse ka vendosur...që t’i jap Republikës së Bjellorusisë një hua shtesë prej 2 miliardë dollarëve”.

Ministri i Financave të Rusisë, Anton Siluanov ndërkohë shpjegoi se huaja do të paguhet nga Fondi i Mirëqenies Kombëtare të Rusisë – që është fond i emergjencave.

Siluanov, i cili iu drejtua medieve në margjina të Këshillit Shtetëror, tha se këto mjete mund të transferohen në formë të një kredi ndër-qeveritare, me një afat maturimi prej 10 vjetësh.

Javën e shkuar, Rusia lajmëroi se do të paguaj 15 miliardë dollarë për të nxjerr Ukrainën nga kriza financiare, po ashtu me parat e fondit për mirëqenien kombëtare ruse, e cila vijë buxhetore, në fakt, është e dizajnuar për të mbështetur pensionet shtetërore ruse.
XS
SM
MD
LG