Ndërlidhjet

Ukrainë - Rrihet brutalisht një gazetare hulumtuese


Ukrainë - Një protestues mban fotografinë e gazetares Tetyana Chornovil, e cila u rrah brutalisht të mërkurën nga persona të panjohur, 25 dhjetor, 2013

Ukrainë - Një protestues mban fotografinë e gazetares Tetyana Chornovil, e cila u rrah brutalisht të mërkurën nga persona të panjohur, 25 dhjetor, 2013

Një gazetare dhe aktiviste ukrainase, e njohur për shkrimet e saja hulumtuese për korrupsion në mesin e zyrtarëve të lartë politikë, është rrahur keq të mërkurën nga sulmues të panjohur.

34 vjeçja Tetyana Chornovil, është sulmuar në afërsi të Kievit pak orë pasi publikimit të artikullit që shkroi për pasurinë e një zyrtari të lartë qeveritar.

Chornovil është një aktiviste prominente, e cila ka mbajtur fjalime edhe në protestat e fundit anti-qeveritare.

Aktivistët opozitar bëjnë të ditur se viktima ende është e shtrirë ne kujdesin intensiv të spitalit të Kievit.

Më vonë gjatë ditës, qindra protestues janë mbledhur para selisë së ministrisë së punëve të brendshme për të protestuar, dhe kërkuar dorëheqjen e ministrit.

Disa protestues kanë mbajtur fotografi të gazetares së rrahur.

Presidenti Viktor Yanukovych i ka bërë thirrje policisë që të gjejë përgjegjësit e sulmit nga Chonovil, njofton zyra e tij për medie.
XS
SM
MD
LG