Ndërlidhjet

Egjipti formalisht shpall si "terroriste" Vëllazërinë Myslimane


Egipt - Përkrahësit e Vëllazërisë Myslimane gjatë një proteste në Kajro, dhjetor 2013 (Ilustrim)

Egipt - Përkrahësit e Vëllazërisë Myslimane gjatë një proteste në Kajro, dhjetor 2013 (Ilustrim)

Qeveria kalimtare e Egjiptit, që përkrahet nga ushtria, e ka deklaruar të mëkrurën lëvizjen Vëllazëria Myslimane si grup “terrorist”, njoftoi një ministër i kabinetit, pas takimit të qeverisë.

Kjo lëvizje e cila përkrah presidentin e përmbysur Mohamed Morsi, sipas vendimit të sotëm, e ka të ndaluar të mbaj demonstrata, dhe çfarëdo aktiviteti tjetër.

Zëvendëskryeministri egjiptian Hossam Eissa i tha gazetarëve në Kajro se ky grup “terrorist” e ka të ndaluar me ligj që të organizoj protesta në të ardhmen.
XS
SM
MD
LG