Ndërlidhjet

logo-print

Ish-ministri i Taxhikistanit dënohet me 26 vjet burg


Taxhikistan - Afaristi taxhik, ish-ministër i industrisë, Zayd Saidov (Ilustrim)

Taxhikistan - Afaristi taxhik, ish-ministër i industrisë, Zayd Saidov (Ilustrim)

Një ish ministër i qeverisë së Taxhikistanit, i shndërruar në lider opozitar, i akuzuar për një varg veprash kriminale, është dënuar sot me 26 vjet burg.

Zayd Saidov ka mohuar akuzat për mashtrim, përdhunim dhe akuzat e tjera kundër tij.

Edhe opozita në këtë ish-shtet sovjetik të Azisë Qëndrore e ka denoncuar rastin kundër Saidov, si një persekutim klasik politik.

Saidov, një afarsit që ka shërbyer më parë si ministër i industrisë, është arrestuar gjatë muajit maj, një muaj pasi lajmëroi krijimin e një partie politike për të sfiduar presidentin e Taxhikistanit, Emomali Rakhmon.

Ky i fundit e ka shtyrë sundimin e tij për më se 20 vjet, pas zgjedhjeve të nëntorit, që ishin kritikuar nga vëzhguesit perëndimor, për mungesë të garës reale.

Avokati mbrojtës i Saidov, tha se klienti i tij është shpallur fajtor të mërkurën nga Gjykata Supreme e Taxhikistanit.
XS
SM
MD
LG