Ndërlidhjet

Erdogan paralajmëron riformatim në 10 ministri


Turqi - Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan duke folur para anëtarëve të partisë tij qeverisëse AK, gjatë një takimi në Ankaran, 25 dhjetor, 2013

Turqi - Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan duke folur para anëtarëve të partisë tij qeverisëse AK, gjatë një takimi në Ankaran, 25 dhjetor, 2013

Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar riformatim të kabinetit, pasi tre top ministrat e tij dhanë dorëheqje, për shkak të skandalit në rritje të korrupsionit në këtë shtet.

Pas një takimi që zhvilloi me dyer të mbyllura me presidentin Abdullah Gul, shefi i qeverisë njoftoi se do të ndërroj 10 ministra.

Të mërkurën kabineti i Erdogan mbeti pa tre ministra, atë të ekonomisë, të brendshëm dhe të mjedisit, pasi të njëjtit dhanë dorëheqje nga postet e tyre për shkak se djemtë e tyre janë në mesin e 24 të arrestuarve në një hetim masiv të ryshfetit.

Kryeministri turk po ashtu ka ndërruar ministrin e tij të ngarkuar për Evropë, pasi doli se edhe ai ishte i përfshirë në këtë skandal.

Erdogan megjithatë ka thënë se akuzat janë të pabaza, mirëpo ministri i tij i mjedisit Erdogan Bayraktar i ka bërë thirrje që të dorëhiqet.
XS
SM
MD
LG