Ndërlidhjet

Bangkok - Policia përplaset me protestuesit


Tajlandë - Protestuesit anti-qeveritar me flamuj kombëtar bëjnë paradë me motoçikleta në rrugë kryesore të Bangkokut, 26 dhjetor 2013

Tajlandë - Protestuesit anti-qeveritar me flamuj kombëtar bëjnë paradë me motoçikleta në rrugë kryesore të Bangkokut, 26 dhjetor 2013

Policia tajlandeze ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome gjatë në aksioni për të shpërndarë protestuesit anti-qeveritar të mbledhur të enjten në Bangkok në përpjekje për të bllokuar zgjedhjet e reja.

Demonstruesit kishin shtënë me gurë dhe gjësende të tjera në drejtim të policisë, përderisa brenda në një stadium kandidatët po tërhiqnin numrat gjatë shortit për renditjen në fletvotimet për zgjedhjet parlamentare të 2 shkurtit.

Nuk ka të dhëna ende për numrin e të lënduarve.

Tash e tre muaj, protestuesit po thirrin për dorëheqje të kryeministres Yingluck Shinawatra.

Ata kundërshtojnë zgjedhjet e planifikuara sepse besojnë se Yingluck do t’i fitoj – meqë ajo dhe aleatët e saj kanë fituar të gjitha zgjedhjet që nga viti 2001.

Yingluck propozoi të mërkurën formimin e Këshillit Kombëtar për Reforma për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizën.

Propozimi i saj është refuzuar nga protestuesit, të cilët u zotuan të vazhdojnë me demonstrata të tjera dhe padëgjueshmëri civile.
XS
SM
MD
LG