Ndërlidhjet

logo-print

Abe viziton memorialin e luftës, Kina proteston


Japoni - Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe përkulet para një memoriali kombëtar për viktimat e luftës në Tokio, 26 dhjetor, 2013

Japoni - Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe përkulet para një memoriali kombëtar për viktimat e luftës në Tokio, 26 dhjetor, 2013

Kryeministri i Japonisë ka vizituar të enjten në Tokio një memorial të luftës, një lëvizje kjo e cila pritet t’i shtojë tensionet në raportet e tendosura me Kinën fqinje dhe Korenë e Jugut.

Një zëdhënës i kryeministrit Shinzo Abe tha sot se shefi i tij ishte në mauzoleumin Yasukuni, i cili nderon të vdekurit në luftërat, përfshirë edhe disa prijës të Luftës së Dytë Botërore, që u dënuan për krime lufte.

Një zyrtar i ministrisë kineze të punëve të jashtme e ka përshkruar këtë vizitë si “absolutisht të papranueshme për popullin kinez”.

Abe është kryeministri i parë në detyrë, i cili viziton këtë mauzoleum që prej vitit 2006.

Ish-kryeministri Jonichiro Koizumi ka shkuar çdo vit nga viti 2001 deri më 2006, kohë kjo e cila kishte shënuar ftohje totale të raporteve me Kinën.

Abe tha se vizita është pjesë e lëvizjes së tij konservative për të kthyer dinjitetin për të kaluarën e Japonisë.

Raportet mes Japonisë dhe Kinës janë tensionuar së fundi për shkak të mosmarrëveshje që lindën për disa ishuj në Detin Lindor Kinez, ndaj të cilit të dyja vendet kanë pretendime territoriale.
XS
SM
MD
LG