Ndërlidhjet

Përmbytet anija, vdesin 17 emigrantë haitian


Ilustrim

Ilustrim

Shtatëmbëdhjetë klandestinë me prejardhje nga Haiti kanë vdekur të enjten pas përmbytjes së një anije në afërsi të ishujve të Karaibeve, bëjnë të ditura autoritetet lokale.

Anija e cila transportonte emigrantët ilegal nga Haiti për në territorin britanik të Karaibeve është ndal nga policia.

Gjatë tërheqjes për në port anija me klandestinët u përmbyt.

Policia arriti që të shpëtojë 33 njerëz nga ujërat, dhe ata po mbahen nga autoritetet.

Komesari i policisë Colin Farquhar tha se emigrantët “do të riatdhesohen për në Haiti me rastin e parë”.

17 trupat e pajetë të klandestinë të mbytur janë gjetur nga policia.
XS
SM
MD
LG