Ndërlidhjet

Piranat lëndojnë 60 persona në Argjentinë


Pirana e kuqe brenda një akuariumi (Ilustrim)
Pirana e kuqe brenda një akuariumi (Ilustrim)
Më se 60 persona janë lënduar të enjten nga piranat në një lum të Argjentinës, raportojnë mediet lokale.

Mjekët është dashur t’i amputojnë gishtin një 7 vjeçari pas kafshimit që pësoi nga peshqit në Rio Parana në afërsi të qytetit Rosario, që gjendet 300 kilometra në veri të Buenos Aires, shkruan e përditshmja argjentinase La Capital.

Sipas institucioneve shëndetësore viktimat kanë pësuar lëndime në duar dhe këmbë.

Mjekët i kanë quajtur këto sulme, të parat e raportuara para sezonit veror në këtë shtet jug-amerikan, si veçanërisht agresive.
XS
SM
MD
LG