Ndërlidhjet

Vriten tre militant taleban në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën tre militantë të dyshuar janë vrarë gjatë sulmit të një fluturake amerikane pa pilot në zonën veri-perëndimore të Pakistanit të enjten, thotë një zyrtar pakistanez.

Raportohet se dy raketa kanë shpërthyer në një fshat në veri të Vazaristanit në afërsi të kufirit me Afganistanin.

Programi amerikan i fluturakeve pa pilot është jashtëzakonisht kontravers në Pakistan, ku shumë ankohen për numrin e viktimave civile që po pësojnë.

Shumica i konsiderojnë këto sulme edhe si shkelje të sovranitetit të Pakistanit.

Vaziristani Verior është një prej shtatë rajoneve gjysmë-autonome fisnore, që shërbejnë si streh për aktivitetet e talebanëve dhe forcave të Al-Kaidas.
XS
SM
MD
LG