Ndërlidhjet

Kina nderon "në heshtje" ditëlindjen e Mao Zedong


Ilustrim

Ilustrim

Partia Komuniste e Kinës po mban disa manifestime të vogla për të shënuar 120 vjetorin e lindjes së Mao Zedong, themeluesin kontrovers të Republikës Popullore të Kinës.

Presidenti Xi Jinping dhe gjashtë prijës të lartë të Partisë Komuniste kanë vizituar të enjten mauzoleumin ku është i vendosur trupi i balsamuar i Maos.

Mediet shtetërore kanë shfaqur lëvdata të balansuara për “burrështetasin e madh” me mirënjohje për “gabimet” e tij.

Gazetat në editorialet e tyre shkruajnë se “komemoracioni më i mirë” e përvjetorit të lindjes së Maos, do të ishte vazhdimi i reformave ekonomike.

Mao Zedong ka sunduar për 27 vjet derisa vdiq në vitin 1976.

Gjatë qeverisjes së tij, afro 40 milionë kinez kanë vdekur, për shkak të fushatave katastrofike, përfshirë atë të Hapit të Madh Përpara dhe Revolucionit Kulturor.

Në të kaluarën, Partia Komuniste ka thënë se Mao kishte “70% të drejtë, dhe 30% gabim”.
XS
SM
MD
LG