Ndërlidhjet

Trupi zgjedhor tajlandez kërkon shtyrjen e zgjedhjeve


Tajlandë - Protestuesit anti-qeveritar gjatë demonstratës kundër zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, 26 dhjetor, 2013

Tajlandë - Protestuesit anti-qeveritar gjatë demonstratës kundër zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, 26 dhjetor, 2013

Komisioni Qendror Zgjedhor në Tajlandë i ka bërë thirrje qeverisë që t’i shtyjë për një afat të më vonshëm zgjedhjet e parapara parlamentare të 2 shkurtit.

Paralajmërimi i sotëm, vjen pas përleshjeve shtatë orëshe dhe protestave të dhunshme që u zhvilluan jashtë stadiumit, që u përdor nga ky trup për shortin e tërheqjes së numrave për renditjen e kandidatëve në listat zgjedhore.

Thirrja e komisionit pritet t’a shtoj edhe më shumë pasigurinë politike në mesin e popullatës.

Trupi zgjedhor tha përmes një deklarate për shtyp, se po i bënë thirrje qeverisë që të mendoj rreth “shtyrjes së zgjedhjeve”, duke cituar mungesën e “paqës” ndërmjet të qeverisë dhe protestuesve.
XS
SM
MD
LG