Ndërlidhjet

Vriten pesë paqeruajtës në Republikën Qendrore Afrikane


Ilustrim
Ilustrim
Pesë paqeruajtës janë vrarë gjatë luftimeve në Republikën Qendrore Afrikane, bëri të ditur të enjten zëdhënësi i kësaj force.

Sipas tij, viktimat janë shtetas të Çadit, ndërsa rrethanat në të cilën kanë humbur jetën nuk dihen ende saktësisht.

“Dje qyteti ishte në kaos total, dhe ky kaos ka zgjatur edhe natën vonë, kurse sot ne po mundohemi që ta kuptojmë situatën”, tha ai.

Kontingjenti i Çadit në forcat paqeruajtëse të Unionit Afrikan është akuzuar për një kohë se kanë marr anën e grupit kryengritës mysliman, në shtetin me shumicë të krishterë.

Trupat paqeruajtëse franceze dhe të Unionit Afrikan po mundohen që të rikthejnë qetësinë dhe sigurinë në këtë komb, prej se kanë marr mandatin nga Kombet e Bashkuar në fillim të këtij muaji, por pa sukses, pasi situata sa po shkon e po përshkallëzohet.
XS
SM
MD
LG