Ndërlidhjet

Sllovenia feston ditën e pavarësisë


Ilustrim

Ilustrim

Në ditën e sotme, para 23 vjetësh, Kuvendi i Sllovenisë ka shpallur rezultatet e referendumit për shkëputje nga Jugosllavia, e kjo ditë është shpallur si ditën e pavarësisë dhe unitetit.

Sot është festë shtetërore dhe nuk punohet në Slloveni, kurse në referendumin e 23 dhjetorit në vitin 1990, nga 93.3 përqind të elektoratit të dal në referendum, 95% e tyre janë deklaruar për pavarësimin e shtetit.

Parlamenti i Sllovenisë kishte publikuar rezultatet e referendumit më 26 dhjetor.

Krerët më të lartë shtetëror dhe politik në Slloveni ka uruar qytetarët për këtë festë, kurse të premten e kaluar është mbajtur një seancë solemne në kuvend.

Në këtë diskutim, kryeparlamentari Janko Veber tha se sllovenët duhet të vendosin një marrëdhënie të re dhe pozitive në raport me shtetin, dhe të kthejnë besimin në demokracinë përfaqësuese.

Mesha të ndryshme po organizohen sot gjithandej Sllovenisë.
XS
SM
MD
LG