Ndërlidhjet

Tërhiqet akuza kundër aktivistit të fundit të organizatës Greenpeace


Cristian D'Alessandro
Cristian D'Alessandro

Autoritetet e Rusisë sot e kanë kompletuar procesin e tërheqjes së akuzave penale kundër të gjithë aktivistëve të organizatës Greenpeace, që ishin arrestuar gjatë protestës kundër shpimeve për naftë në Arktik.

Sot, akuzat u tërhoqën kundër shtetasit italian, Cristian D’Alessandro, aktivist i grupit prej 30 pjesëtarëve të ekuipazhit protestues në anijen Arctic Sunrise. Ndaj të tjerëve akuzat ishin tërhequr më herët.

Ky zhvillim u bë i mundshëm pas miratimit të ligjit për amnisti.

Trajtimi i aktivistëve të organizatës Greenpeace, që i kanë kaluar dy muaj në burg të akuzuar për huliganizëm, që mund të bartin dënim deri në shtatë vjet burg, është kritikuar ashpër nga perëndimi.

Ekuipazhi i anijes ishte arrestuar me rastin e depërtimit të forcave të sigurisë ruse në muajin shtator, me ç’rast ishte konfiskuar anija e organizatës Greenpeace, Arctic Sunrise.

Nga ana tjetër, organizata Greenpeace ka njoftuar se një aktivisti sot autoritetet i kanë dhënë vizë dhe ai mund të largohet nga Rusia.
XS
SM
MD
LG