Ndërlidhjet

Rusi: Akullthyesit në mision të shpëtimit të anijes në Antarktik


Ilustrim
Ilustrim
Tre akullthyes të Rusisë janë nisur në mision të shpëtimit të një anijeje të bllokuar në Antarktik. Autoriteti për Sigurinë Detare në Australi ka njoftuar sot se e ka marrë një mesazh shqetësues nga një anije kërkimore ruse me 74 njerëz.

Megjithatë, është thënë se anija dhe njerëzit në të nuk janë të rrezikuar.

Anija ruse Akademik Shokalsky po e përsëriste udhëtimin në rajon nga eksploruesi Douglas Mawson, para 100 vjetëve, duke bërë eksperimente të njejta shkencore, sikur ato të Ekspeditës Australiane të Antarktikut, në periudhën 1911 – 14.

Nuk është e qartë nëse anija ruse do ta vazhdoj misionin ose do të kthehet në Zelandën e Re, pasi të zhbllokohet nga akulli.

Pritet që akullthyesit do të arrijnë afër anijes së bllokuar gjatë ditës së nesërme.
XS
SM
MD
LG