Ndërlidhjet

Greqi: Janë shpëtuar 97 imigrantë, përfshirë 3 trafikantë


Ilustrim
Ilustrim
Roja bregdetare e Greqisë thotë se i ka shpëtuar më se 90 imigrantë, në jug të këtij vendi, pasi anija me të cilën lundronin kishte pasur probleme për shkak të motit të lig.

“Gjithsej 97 persona janë shpëtuar dje, përfshirë tre vetë, që supozohet se janë trafikantë”, i tha agjencisë AFP një zëdhënëse e Rojes bregdetare greke, në qytetin perëndimor, Pylos.

Kjo zëdhënëse mëtutje ka thënë se “tre trafikantët janë arrestuar në stacionin e policisë, ndërsa 94 persona janë në stadium” dhe aty do të qëndrojnë përkohsisht.

Operacioni i shpëtimit, që kishte filluar të hënën vonë, me pjesëmarrjen e 13 anijeve dhe një helikopteri, ka përfunduar dje.

Nuk është dhënë kombësia e imigrantëve ilegalë.
XS
SM
MD
LG