Ndërlidhjet

Ukrainë: Janë arrestuar dy të dyshuar për rrahjen e gazetares


Në protestues i ngjet në mur fotografitë e gazetares së rrahur Tetyana Chornovil
Në protestues i ngjet në mur fotografitë e gazetares së rrahur Tetyana Chornovil
Ministria e brendshme e Ukrainës thotë se policia beson se në rrahjen e gazetares Tetyana Chornovil, ishin të përfshirë tre vetë, dy prej të cilëve tashmë janë arrestuar.

Sot, qindra ukrainas janë mbledhur afër Ministrisë së brendshme në Kiev të Ukrainës dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit, Vitaly Zakharchenko, pas rrahjes së gazetares së njohur, e cila ka shkruar artikuj për korrupsionin e qeverisë.

Gazetarja Tetyana Chornovil, 34 vjeçare, është tërhequr me dhunë nga vetura e saj dhe është rrahur brutalisht dje herët në mëngjes, afër kryeqytetit Kiev, vetëm disa orë pasi ishte publikuar artikulli i saj për pasurinë e zyrtarëve të lartë qeveritarë.

Gazetarja Chornovil, që shkruan për faqen opozitare në Internet “Drejtësia Ukrainase”, është aktiviste e njohur, e cila disa herë ka mbajtur fjalime në protestat aktuale kundër qeverisë, që tash e disa javë po vazhdojnë në kryeqytetin Kiev.
XS
SM
MD
LG