Ndërlidhjet

Rusi: Nga përplasja e aeroplanit – 9 të vdekur


Ilustrim
Ilustrim
Nga përplasja e një aeroplani rus në Siberi janë vrarë të nëntë personat që gjendeshin në të.

Aeroplani transportues i tipit Antonov An-12, duke fluturuar nga qyteti Nobosibirsk, është përplasur në një kompleks ushtarak afër qytetit Irkutsk.

Një zëdhënës i Ministrisë së mbrojtjes tha se aeroplani i ka shkatërruar kulmet e dy ndërtesave në atë kompleks.

Sipas Asociacionit të Trafikut Ajror, në Rusi dhe vendet e tjera ish-sovjetike, ka më së shumti probleme me sigurinë e trafikut ajror, në krahasim me vendet e tjera në botë, meqë shkalla totale e fatkeqësive në këto vende, në vitin 2011, ishte tri herë më e lartë se mesatarja botërore.
XS
SM
MD
LG