Ndërlidhjet

BE: Prioritet i presidencës greke – papunësia e të rinjëve


Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras
Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras
Të mërkurën e ardhshme, Greqia e merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, me një agjendë të synimit të prograesit, por duket se ka pak kohë në arritjen e kthesave të mëdha, raporton agjencia DPA nga Athina.

Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, tha se synohet presidencë e “mundësive” e jo e krizës. Greqia e merr presidencën e Bashkimit Evropian nga Lituania, në mandatin e ardhshëm gjashtëmujor.

Samaras theksoi se papunësia në rritje e të rinjëve në BE do të jetë prioritet. Në këtë aspekt, në Greqi papunësia e përgjithshme e të rinjëve është afro 27%.

Gjatë presidencës në Bashkimin Evropian në vitin 2003, Greqia kishte krijuar perspektivë për zgjerim të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Prej kësaj kohe, në BE janë anëtarësuar 10 anëtarë të rinjë.

Nga ana tjetër, Greqia e ka bllokuar synimin e Maqedonisë për integrim në BE, për shkak të mospajtimit lidhur me çështjen e emrit.
XS
SM
MD
LG